Antonio Conte është favorit për detyrën në Real Madrid pas shkatërrimit të skuadrës së Julen Lopeteguit me rezultat 5 me 1 nga Barcelona në El Clasico.
Trajneri i ‘Los Bloancos’ është nën preson edhe më të madh pas poshtërimit që iu bë pasditen e sotme (e diele) në duart e rivalëve të tyre më të mëdhenj – Barcelonës, e cila realizoi pesë gola edhe pse në mungesë të superyllit të tyre kryesor Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.
Gazetat spanjolle dhe ato italiane për disa javë kanë përmendur trajnerin italian Antonio Conte si favorit për të zëvendësuar Lopetegun në Bernabeu.
Lexo edhe: Real Madridi poshtërohet në El Clasico, hat-trick nga Luis Suarez
Madje, Conte ka ndërprerë së fundmi kontratën e tij me Chelsean duke u liruar nga oblimi me klubin nga Premierë Liga pas një beteje të gjashtë ligjore.
Shkarkimi i Julen Lopeteguit besohet të jetë çështje orësh dhe Conte do të jetë pasardhësi i tij.
‘Los Blancos’ u poshtëruan nga gjiganti katalunas në Camp Nou, ku Luis Saurez realizoi hat-trick ndërsa Arutro Vidal dhe Philippe Coutinho realizuan nga një gol./arbresh.info/
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s