Anglia ka arritur të fitojë Kampionatin e dytë radhazi Evropian, duke e mposhtur në finale Spanjën, pas ekzekutimit të penalltive.
Vashat spanjolle e nisën më mirë takimin duke shënuar pas 25 minutave lojë me anë të Caldentey, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.
Ndërkohë në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 57-të, anglezet barazuan me golin e Russos. Koha e rregullt përfundoi 1-1.
As në vazhdime gola më nuk pati dhe fituesi u përcaktua pas penalltive.
Nga 11-metra më të sakta ishin anglezet ku realizuan tri penallti sosht, kurse spanjollet vetëm një. Falë triumfit 3-1 në penallti, Anglia shpallet kampion për herë të dytë rresht.
Evropiani është mbajtur në shtetin e Zvicrës dhe ka pasur një shikueshmëri rekord./Arbresh.info
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli