Anglia ka shënuar fitore të madhe në udhëtim tek Serbia me rezultat 5-0 në kuadër të ndeshjes së pestë kualifikuese për ta në Kampionatin Botëror.
“Tre Luanët” kaluan në epërsi pas 33 minutave me anë të Harry Kane, shkruan Arbresh.info.
Kurse dy minuta më vonë, Madueke dyfishoi epërsinë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Shtatë minuta pasi nisi etapa e dytë, Konsa shënoi për 0-3.
Në minutën e 72-të, Serbia mbeti me 10 lojtarë në fushë, ku me karton të kuq u ndëshkua Milenkovic.
Tre minuta pas këtij kartoni, Marc Guehi pas një asistimi të Declan Rice shënoi golin e katërt të Anglisë.
Kurse për epilogun final 0-5 u përkujdes ylli i Barcelonës, Marcush Rashford në minutën e 90-të nga penalltia.
Me këtë fitore Anglia shkon në kuotën e 15 pikëve, kurse Serbia bie në pozitën e tretë me shtatë pikë pas fitores së Shqipërisë.
Ndeshja e ardhshme do të jetë vendimtare për pozitën e dytë për serbët, pasi përballen me kombëtaren shqiptare në Beograd, kurse Anglia me një fitore apo barazim siguron pozitën e parë./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar