AC Milani raportohet se ka qenë në kontakt me legjendën e klubit Andriy Shevchenko për të marrë detyrën në vend të Marco Giampaolos si trajner.
Giampaolo është emëruar trajner i “Rossonerëve” gjatë verës, por ka pasur një fillim mjaftë sfidues dhe disfata e së dielës 3 me 1 ndaj Fiorentinas ishte e treta radhazi dhe e katërta brenda gjashtë ndeshjeve në ligë këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Tuttomercatoweb raporton se pronarët e klubit i kanë dhënë ish trajnerit të Sampdroias edhe një ndeshje – atë kundër Genoas këtë të shtunë, për të shpëtuar punën e tij teksa ish sulmuesi ukrainas Shevchenko është ndër të preferuarit për zëvendësimin e tij.
43-vjeçari ka shënuar 175 gola te Milani brenda 322 paraqitjeve gjatë dy periudhave në klub gjatë të cilave fitoi titullin në Serie A dhe trofeun e Ligës së Kampionëve duke u vlerësuar gjithashtu si njëri nga sulmuesit më të mirë në histori të klubit.
Shevchenko ka fituar 16 nga 29 ndeshjet si trajner i Ukrainës qysh pas marrjes së detyrës në vitin 2016 dhe aktualisht ka kontratë deri në verën e ardhshme./arbresh.info/
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...