Real Madridi ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Leganes me rezultat 3-2.
Los Blancos kaluan të parët në epërsi, por në pushim mes pjesëve shkuan në disavantazh 1-2.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar arsyen pse skuadra e tij vuajti shumë në këtë ndeshje, duke thënë se kjo ndodhë gjithmonë pas pushimit të klubeve për ndeshjet e Kombëtareve.
“Kemi luajtur një lojë të mirë. Do të thoja se e menaxhuam mirë ndeshjen. Por na mungonte ekuilibri. Kjo është arsyeja pse pranuam dy gola”, tha Carlo Ancelotti për La Liga TV.
“Ndjehem sikur dolëm shumë mirë në pjesën e dytë, por në fund vuajtëm”.
“Kjo është ajo që marrim pas pushimit ndërkombëtar. Por problemi ynë më i madh është se na mungonte ekuilibri”, tha Ancelotti.
Real Madridi është barazuar me Barcelonën me nga 63 pikë, megjithatë katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...