Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka folur fjalët e para që nga ndarja e rrugëve me skuadrën e madhe gjermane, Bayern Munichun.
Ancelotti dhe Bayerni kanë ndarë rrugët sot (e enjte), pasi Bavarezët kanë vendosur ta largojnë pas nisjes së dobët të sezonit.
Forma e luhatshme në Bundesliga dhe humbja e fundit 3-0 nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ishin arsyet kryesore për shkarkimin e italianit.
Megjithatë, Ancelottit nuk i ka mbetur hatri aspak në drejtuesit e Bayernit, pasi i ka falënderuar për bashkëpunimin.
Trajneri italian falënderimin për drejtuesin, klubin dhe tifozëve e ka bërë me anë të profilit të tij privat në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Ka qenë një nder i madh për të qenë pjesë e historisë së Bayernit”.
“Unë do të doja të falënderoja klubin, lojtarët dhe tifozët mahnitës”, ka shkruar Ancelotti.
Ndryshe, Ancelotti me Bayernit ka një titull të Ligës së fituar dhe dy kupa të Gjermanisë.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare