Nesër do të zhvillohet ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka komentuar në lidhje me ndeshjen.
Ai tha se tani është koha e tyre që të fitojmë.
“Barcelona i ka fituar 3 ndeshjet e fundit ndaj nesh, por mendoj qe tani është koha e jonë që ta fitojmë El Clasicon e se mërkurës”, tha italiani.
Ancelotti tha që kërkojnë të luajnë në finale të këtij kompeticioni.
“Një El Clasico është gjithmonë ndeshja më e rëndësishme. Është një rivalitet shumë i madh dhe kjo na lejon të luajmë një finale. Është kyç”, vazhdoi ai.
Trajneri theksoi se do tentojnë të shënojnë gol dhe ta rikthejnë rezultatin ndaj tyre.
“Ideja nuk është të çmendemi për të shënuar gol. Mund ta bëjmë në 90′. Duhet ta kontrollosh mirë, si në ndeshjen e parë, por me më shumë sukses”, tha tutje trajneri i Mbretërve.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet nesër (e mërkurë), me fillim nga ora 21:00.
Kjo ndeshje për Realin vjen pas disfatës që e pësuan nga Barca në kuadër të ndeshjeve të La Liges, me rezultat 2:1./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?