Real Madridi u ndal me barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të La Ligas ndaj skuadrës së Mallorcës.
Një gol i Vedat Muriqit i prish shumë punë Realit të cilit ia pamundësoi nisjen më të mirë kampionëve aktual të La Ligas, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Ancelotti për media tha se nuk është i kënaqur me ndeshjen pasi mund të kishin bërë më mirë.
“Nuk jam i kënaqur me ndeshjen sepse mund të kishim bërë më mirë. Ne duhej të tregonim më shumë qëndrim”, ka thënë Ancelotti.
Tutje u shpreh se ai nuk do justifikime dhe u shpreh se ndeshjen mund ta kishin humbur.
“Por, nuk dua të kërkoj justifikime. Është një ndeshje që mund ta kishim humbur për shkak të mungesës së përqendrimit sidomos në minutat e fundit”, shtoi ai.
Në fund tha se pas kësaj ndeshje ai e ka të qartë se ku ka probleme skuadra e tij.
“Kjo ndeshje mund të na ndihmojë të mësojmë shumë, është një ndeshje mjaft e qartë ku kemi pasur probleme”, deklaroi trajneri italian.
Ndeshja e radhës e ‘Los Blancos’ në La Liga është kundër Real Valladolidit me 25 gusht./Arbresh.info
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...