Real Madrid do të luajë sonte ndeshjen e radhës në La Liga në udhëtim tek Getafe, para finales së madhe të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.
Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 21:30, shkruan Arbresh.info.
Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, “Los Blancos” do të luajnë të gjitha kartat e tyre për të fituar dy trofetë e mbetur kampionatin dhe kupën e Spanjës.
Ancelotti ka dal në konferencë për media, ku ka deklaruar ndër të tjera se rruga e vetme për të synuar këto dy trofe, është duke mposhtur Barcelonën.
“Nëse duam që t’i fitojmë të dyja, Kupën e Mbretit dhe La Ligën, atëherë duhet të fitojmë kundër Barcelonës. Kjo është e qartë. Nuk ka dyshime”.
“Marrëdhënia me lojtarët? Jam inatosur shumë herë këtë sezon. Ideja ime është që të kem një marrëdhënie me njerëzit në të njëjtin nivel, dhe për ta bërë këtë, duhet të kesh respekt dhe të respektohesh”, ka thënë Carlo Ancelotti.
Reali këtë vit përveçse u eliminua nga Liga e Kampoinëve, ka humbur edhe finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës./Arbresh.info
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...