Carlo Ancelotti është shprehur tejet i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Shakhtarit në “Santiago Bernabeu”.
Vinicius Junior ishte një prej më të mirëve në fushë, dhuroi dy asiste, derisa realizoi dy gola Karim Benzema.
“Është në një formë të mirë si për gola ashtu edhe me asiste. Dy golat ranë falë tij; i pari pas një presioni përpara dhe tjetri pas një kombinimi të mirë me Casemiron e Benzeman. Është në zjarr”, tha Ancelotti.
Ai tha se do të vijë edhe koha e Hazard, që nuk luajti në këtë ndeshje.
“Hazard është gati për të luajtur. Mund të kishte luajtur sot, mund të luajë në vikend. Ka nevojë për minuta që të gjejë më të mirën dhe do t’i ketë kur të vijë koha. Mendoja ta vendosja sot, por për shkak të strategjisë vendosëm për Lucas Vázquez në mënyrë që të forcojmë më shumë krahun”./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...