Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka insistuar se qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly nuk do të largohet nga klubi gjatë verës pavarësisht se është përfolur shumë për transferim te Arsenali, Manchester United si dhe klubet e tjera.
Duke folur javën e kaluar për La Repubblica, Ancelotti konfirmoi se klubi i tij ka një të ardhme ambicioze përpara, transmeton portali arbresh.info.
“Në pozitat shumë të rëndësishme, ne jemi në vend, shtylla është e fortë”, tha fillimisht Ancelotti.
“Dy portierë të vlefshëm, një mbrojtje e sigurt me një fenomen si Koulibaly, një mesfushë e strukturuar mirë me Allanin, Zielinskin dhe Fabianin. Ne jemi të destinuar për tu rritur, ne synojmë investime në harmoni me klubin”
“Emrat e mëdhenj do të qëndrojnë të gjithë, Napoli nuk është i detyruar të shes për të fituar. Koulibaly? Sigurisht, ai do të jetë këtu dhe nuk do të largohet”, shtoi trajneri./arbresh.info/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...