Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar menjëherë pas humbjes nga Espanyol.
Reali pësoi humbjen e parë këtë sezon, duke u mposhtur si mysafir me rezultat 2 – 1.
Pas ndeshjes, Ancelotti tha se kjo ishte ndeshja më e keqe e sezonit dhe që e merituan humbjen.
“Ndeshja më e keqe e sezonit, duhet të jem i sinqertë. Luajtëm keq, asgjë nuk mund të them. Kur pranuan, u befasuam të gjithë”.
Humbja nuk ishte aksident, e merituam humbjen. Jemi shqetësuar, ky klub nuk është mësuar me humbje pas humbjes, duhet të rregullojmë gabimet që bëmë sot”.
“Pozita e topit ishte e pasaktë. Bisedova me lojtarët, ata e pranuan gjithashtu”.
“Nuk ishim agresivë, humbëm shumë duele dhe nuk ishim vertikalë me topin”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Real Madrid është lider me 17 pikë.
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...