Ruben Amorim ka dërguar një mesazh të fortë drejtuesve të Manchester United pas barazimit 1-1 ndaj Leeds United, gjatë një konference për shtyp që ka bërë bujë.
Trajneri portugez, i cili iu bashkua klubit në nëntor të vitit 2024, ishte i prerë se ai është menaxheri i Manchester United, e jo thjesht një trajner.
Amorim ka një kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër nga ana e klubit, por deklaratat e tij lënë të kuptohet se nuk planifikon të qëndrojë më gjatë se afati aktual.
Pas ndeshjes, ai theksoi gjithashtu se preferon të identifikohet me titullin “menaxher”, duke përmendur edhe disa emra të mëdhenj të Premier League.
“Kam ardhur këtu për të qenë menaxher i Manchester United, jo si kryetrajner”, deklaroi Amorim.
“E di që emri im nuk është Antonio Conte, Thomas Tuchel apo Jose Mourinho, por unë jam menaxheri i Manchester United.”
“Kjo do të zgjasë 18 muaj ose derisa bordi të vendosë ndryshe. Nuk do të largohem vetë. Do ta bëj punën time derisa të vijë dikush tjetër për të më zëvendësuar.”
Sipas talkSPORT, ekziston një tension në rritje mes Amorim dhe drejtorit sportiv të klubit, Jason Ëilcox. Burime pranë Old Trafford raportojnë se Ëilcox dëshiron që Amorim të tregojë më shumë fleksibilitet taktik.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi i Manchesterit pas atij me Wolvesin në mesjavë./Arbresh.info
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari
Trump për operacionin e shpëtimit: Shpëtuam pilotin në pikë ...
Lëvizja e guximshme e Delta Force amerikane në Iran: Avionët...
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...