Manchester United do të luaj në finale të Ligës së Evropës ndaj Tottenham Hotspor.
Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe luhet në “San Mames” të Bilbaos, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes në një konferencë për media ka dal, trajner i Manchester United, Ruben Amorim.
Ai tha se fitorja e Ligës së Evropës, nuk do ta shpëtoj sezonin e Man Unitedit.
“Fitorja në Ligën e Evropës nuk do të na shpëtojë sezonin, por do të ishte një hap i madh përpara. Ne nuk duhet ta harrojmë çfarë kemi kaluar, por mund ta përdorim këtë moment si pikënisje për një të ardhme më të mirë”, ka thënë fillimisht Amorim në konferencën për shtyp.
Më tej foli për rëndësinë e këtij trofeu dhe për futbollistët të cilët ishin në pikëpyetje për këtë sfidë.
“Lojtarët e dinë çfarë përfaqëson kjo ndeshje. Nuk është vetëm për një trofe, por për krenarinë e klubit, për tifozët që kanë vuajtur dhe për të ardhmen tonë në garat evropiane”.
“Dalot, Yoro dhe Zirkzee janë stërvitur me ekipin, por do të kemi kujdes me minutat që do u japim. Nuk duam të rrezikojmë asnjë”, tha ai.
“Unë nuk jam këtu për të justifikuar të kaluarën, por për të ndërtuar të ardhmen. Kjo ndeshje është një mundësi për të treguar se Manchester United është ende një forcë në Evropë”, tha ai me vendosmëri.
Për fund ai vlerësoi lart kundërshtarin.
“Kjo është një ndeshje e madhe për të dyja skuadrat. Respektojmë Tottenhamin, por besojmë se mund të fitojmë nëse japim maksimumin”, përfundoi portugezi.
Man United rikthehet në finale të Evropa Ligës pas katër vitesh, ku atëherë u mposht nga Villareali. Teksa trofeun e fundit e fitoi në vitin 2017./Arbresh.info
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...