Amir Rrahmani ka qenë titullar si gjithnjë për Napolin edhe në duelin e sotëm ndaj Venezias.
Mbrojtësi dardan ka zhvilluar një ndeshje fantastike, por në minutën e 74-të ai është dashur të largohet nga loja.
Rrahmani pësoi një lëndim dhe nuk ka mundur ta vazhdoj ndeshjen.
Kjo bëri që trajneri Antonio Conte ta zëvendësojë me mbrojtësin brazilian Juan Jesus.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Rrahmanit, por ai rrezikon seriozisht grumbullimin me Kosovën për ndeshjet ndaj Islandës që zhvillohen më 20 dhe 23 mars.
Deri në momentin e lëndimit, Rrahmani ishte më i miri në fushë, madje në një moment shpëtoi golin duke larguar topin nga vija e portës.
Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim o-0 në udhëtim te Venezia. /Telegrafi/
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave