Amir Rrahmani ka deklaruar se lojtarët e përfaqësueses së Kosovës janë të gatshëm për përballjen me Letoninë.
Kosova nesër në ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë takohet me Letoninë, në miqësoren që fillon nga ora 19:30.
Rrahmani ka thënë se zhvillimi i ndeshjeve në Kosovë, sepse aty kanë njerëzit që i mbështesin e të cilët dëshirojnë që nesër t’i shpërblejnë me fitore.
“Mendoj se jemi të gatshëm, sepse e dimë si luajnë ata. Duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë pikat e dobëta të tyre”, ka deklaruar Rrahmani.
“Të them të drejtën na ka munguar të luajmë në vendin tonë, edhe pse natyrshëm që edhe Shqipëria është vendi ynë. Por këtu janë njerëzit që e duan më shumë përfaqësuesen e Kosovës. Besoj se do t’i shpërblejmë nesër me fitore”, ka shtuar ai.
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën