Amir Rrahmani e ka lëshuar fushën i dëmtuar në përballjen mes Napolit dhe Juventusit, që u mbyll me fitoren e skuadrës së tij.
Napoli fituar në derbi ndaj Juventusit me rezultatin 2-1 në përballjen e javës së 27-të.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por u largua i lënduar nga fusha në minutën e 65-të.
65’ – Tripla sostituzione:
↩️ Rrahmani, Traorè, Politano
↪️ Ostigard, Zielinski, Raspadori#NapoliJuventus 1-0— Official SSC Napoli (@sscnapoli) March 3, 2024
Në mediumet italiane raportohet se mbrojtësi Rrahmani ka pasur probleme me muskuj.
Nuk bëhet e ditur sa do t’i mungoj Napolit, ku klubi në orët në vijim, apo të hënë do të del me njoftim rreth gjendjes së tij.
Nëse nuk është lëndim i rëndë, ai pritet të jetë gati pas një kohe, ku do të jetë gati edhe për ndeshjet miqësore të Kosovës në mars.
Kosova luan ndaj Armenisë dhe Hungrinë me 22 dhe 26 mars. /Telegrafi/
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...