Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Telegraph” lidhur me paralajmërimet për hetime disiplinore nga FIFA për përdorimin e shqiponjës nga ana e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteinerit.
Greiçevci i është kundërvu akuzave të Serbisë në FIFA se bërja e shqiponjës me duar është gjest provokues nacionalist i “Shqipërisë së Madhe”.
“Shqiponja është shfaqje e identitetit shqiptar, është simbol i cili është i përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo në Ballkan, jo vetëm për Shqipërinë”, tha Greiçevci.
“Serbisë i pengon që humbjen e pësuan nga futbollistët nga Kosova, e kjo është raciste”.
“Provokimi i vërtetë ishte që simpatizuesit serbë dhe rusë brohoritën ‘Vrisni, vrisni, vrisni shqiptarët’ si dhe kanë bartur veshje me foton e kriminelit Ratko Mladic. Prej kur është krim të shfaqësh identitetin tënd kur feston diçka të mrekullueshme si shënimi i golave në Kampionat Botëror?”, ka deklaruar Greiçevci
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten