Veterani i Paris Saint Germain, Daniel Alves thotë se ka ende shpresa për të luajtur në Angli.
Alves refuzoi transferimin te Manchester City verën e kaluar për t’iu bashkuar gjigantit francez nga Juventusi, transmeton portali arbresh.info. Por, mbrojtësi pranon se është i gatshëm për sfida të reja.
“E kam ende këtë ambicie [për sfidë të re]. Por, nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Mendoj se kam shumë për të bërë me PSG-në. Dua të vazhdoj të fitoj, jo vetëm luaj, por edhe të fitoj deri në moshën 40 vjeçare”, ka thënë Alves për ‘Four Four Two’.

“Pas kësaj, unë dua të qëndroj i përfshirë në botën e futbollit deri në moshën 50 vjeçare. E di që mund të ndihmoj për të shtuar gjëra pozitave në këtë klub, që janë përtej futbollit”
“Fatkeqësisht ose fatmirësisht, kishte më shumë kuptim për mua që të zgjedh Parisin para Manchesterit, por nuk e fsheh admirimin e tij për Pep Guardiolan dhe dëshirën time për të luajtur në Premierë Ligë në të ardhmen”
Daniel Alves së bashku me skuadrën e tij u eliminuan dje nga Liga e Kampionëve pas disfatës me rezultat të përgjithshëm 5 me 2 kundër Real Madridit./arbresh.info/
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen