Sulmuesi i Chelseas, Alvaro Morata thuhet se mund të largohet në janar derisa Barcelona vazhdon të jetë klubi që udhëheq garën për të siguruar nënshkrimin e tij.
Reprezentuesi i Spanjës ka qenë brenda dhe jashtë formacionit startues për “Blutë” këtë sezon dhe së fundmi ishte në bankinë i pashfrytëzuar gjatë fitores 2 me 0 në Premierë Ligë kundër Manchester Cityt në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport ‘The Mirror’, “Blaugranët” janë duke kërkuar për një marrëveshje të përkohshme me spanjollin me fillimin e vitit tjetër, përfshirë këtu edhe obligimin për blerje gjatë verës së vitit 2019.
Gjiganti katalunas nuk ka përjetuar ndonjë shqetësim në aspektin e golave këtë sezon, por ata janë duke kërkuar për një zëvendësues afatgjatë të Luis Suarezit, i cili ka pasur probleme gjatë viteve të kaluara me gju.
Ndërkohë, Morata thuhet të jetë favorit për rikthim në La Liga ku ka bërë një emër me Real Madridin, por kalimi i tij në Camp Nou mund të sjellë në pritje armiqësore për ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...