Real Madridi do të përballet me Olympiacosin të mërkurën në Greqi në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka mbajtur konferencë për media një ditë para kësaj përballje, ku e analizoi periudhën e tij te klubi madrilen.
“Po shkon ashtu siç e prisja një punë shumë kërkuese. Ka momente kur duhet përqendrim maksimal, të tjera kur duhet të reagosh shpejt. Por po e shijoj gjithçka, gjithë paketën që përfshin ky rol,” u shpreh trajneri bask.
Megjithatë, Xabi Alonso shtoi edhe më shumë në komentet e tij, me synimin për të larguar disa nga kritikat që e rrethojnë klubin.
“Është një ambient kërkues, kjo është e qartë. Por sigurisht që nuk jam trajneri i parë që përballem me situata të tilla. Nuk janë të reja për mua. Duhet të dish të bashkëjetosh me to. Ne kemi autokritikën e nevojshme, nuk jemi të kënaqur me ndeshjet e fundit. Por shohim edhe se ku ndodhemi në La Liga dhe në Champions. Duke i marrë të gjitha këto së bashku, po e shijoj, po,” shpjegoi trajneri i Real Madridit.
Alonso po përballet me një atmosferë jo të mirë në klub si pasojë e Vinicius Juniorit, ku ka bërë për vete edhe disa lojtarë dhe kanë dal kundër trajnerit bask, raportojnë mediat të mëdha në botë, ndër to edhe The Athletic./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...