Massimiliano Allegri i ka falënderuar lojtarët e Juventusit pas triumfit të tretë radhazi në Coppa Italia.
Zonja e Vjetër e mposhti Lazion me rezultat 2-0 me golat e Dani Alves dhe Leonardo Bonuccit, të realizuar në pjesën e parë të ndeshjes së zhvilluar në Stadio Olimpico.
“Duhet t’i komplimentojmë djelmoshat për ndeshjen e shkëlqyer, një gjysmë e parë e jashtëzakonshme, ndërsa edhe Lazio meriton komplimente për të gjithë sezonin”, ka deklaruar Allegri për Rai Sport.
“Tash kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme kundër Crotones që t’i japim fund garës për titull”, ka shtuar trajneri.
Bianconerëve u nevojitet vetëm një fitore në dy xhirot e mbetura që të shpallen kampionë të Italisë.
Nga ana tjetër, ata do të luajnë edhe në finale të Ligës së Kampionëve më 3 qershor në Cardiff kundër Real Madridit.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare