Kryetrajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka njoftuar mbrëmjen e kaluar shokët e tij se do të largohet nga klubi.
Kjo vjen mes raporteve që trajneri i Juventusit është afër largimit nga “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Raportet e fundit nga Corriere della Sera pretendojnë se Max Allegri gjatë një takimi me shokët e tij të ngushtë mbrëmjen e së enjtes i ka njoftuar ata se do t’i jap fund qëndrimit te kampioni i Italisë.
“Zonja e Vjetër” në listë të shkurtër si zëvendësues të mundshëm të tij ka Antonio Conten dhe Maurizio Sarin.
Koha e Allegrit në Torino duket vërtetë se është afër fundit dhe një aventurë e re e pret trajnerin italian me eksperiencë në klubin e tij të ardhshëm./arbresh.info/
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...