Milan do të luajë sot në mbrëmje ndaj Atalanta, ndeshje e vlefshme për Serie A.
Një përballje e vështirë për kuqezinjtë, që në rast se fitojnë do të ngjiten përkohësisht në krye të renditjes.
Trajneri i Milan, Massimiliano Allegri, ka folur për mesfushorin kroat Luka Modric, që pritet të jetë sërish titullar edhe pse mosha nuk ia lejon që të luajë kaq shumë.
“Luka është shumë i mirë në menaxhimin e lojtarëve”, tha Allegri.
“Ai është aq i mirë në lojën e tij, në këtë rol të ri, sa duket sikur po vrapon më shumë. Ai luan futboll të mrekullueshëm. Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë, për të gjithë. Edhe për spektatorët”, tha më tej trajneri Allegri.
Luka Modric këtë sezon deri më tani në Serie A, ka realizuar një gol edhe dy asistime./Arbresh.info
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...