Cristiano Ronaldo humbi disa shanse por “ishte duke buzëqeshur sepse ne fituam”, tha trajneri i Juventusit – Massimiliano Allegri që lavdëroi tutje sulmuesin portugez pas debutimit të tij në fitore 3 me 2 ndaj Chievos.
Ronaldo, i cili u transferua te Juventusi nga Real Madridi në muajin korrik, tentoi disa herë me goditje drejtë portës por nuk ishte në gjendje të hap llogarinë e tij te kampioni italian me fillimin e sezonit të ri, transmeton portali arbresh.info.
“Më vjen keq që nuk shënoi”, tha Allegri pas ndeshjes. “Por, ne kemi punuar së bashku vetëm për shtatë ditë. Ai luajti shumë mirë”
“Dybala dhe Ronaldo ndër vepruan. Ju duhet të njihni mirë portugezin kur t’i jepni topin”
“Sorrentino [portieri i Chievos] ndali disa herë Ronaldon sot. Ai bëri disa vrapime të mira sot”
Juventusi me vështirësi siguroi fitore duke shënuar golin që i siguroi tri pikë në minutën e tretë të kohës shtesë./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës