Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për media para ndeshjes të së dielës që “Zonja e Vjetër” e zhvilluan kundër Frosinones në kuadër të Serie A.
“Juventusi nuk varet nga Cristiano Ronaldo, megjithëse ai është lojtari më i mirë në botë së bashku me Messin”, ka thënë fillimisht Allegri, transmeton portali arbresh.info.

“Ai është një vlerë shtesë për ne. Ai ka krijuar shumë shanse golash deri tani. Ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës që ka fituar shumë trofe në sezonet e kaluara”
“Ai do të luaj nesër ashtu siç bëri ndaj Valencias gjatë 30 minutave. Ai nuk ka asgjë për të vërtetuar, ai duhet të luaj, të kënaqet dhe të shënoj ashti siç ka bërë gjithmonë. Ai është njëri nga të parët që ka pritshmëri për vetën e tij”
“Kartoni i kuq kundër Valencias i përket të kaluarës. Frosinone është një skuadër e vështirë për tu përballur, ata luajtën shumë mirë kundër Lazios dhe krijuan shumë shanse për gola brenda pjesës së parë kundër Sampdorias”
Ndeshja mes Frosinones dhe Juventusit zhvillohet të dielën nga ora 20:30./arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur