Një nga ndeshjet më emocionuese në Kupën e Afrikës është zhvilluar mes Algjerisë dhe Nigerisë.
Algjeria ka arritur të prek finalen e madhe pas fitores 2-1 e realizuar në fundin e ndeshjes.
Gjithsesi, ishin algjerianët ata që kaluan të parët në epërsi me autogolin e Troost-Ekong (40’), shkruan lajmi.net.
Nigeria reagoi duke barazuar rezultatin nëpërmjet pikës së bardhë me Odion Ighalo (73’).
Fitoren e madhe dhe kalimin në finale Algjerisë ia siguroi ylli Riyad Mahrez (90+5’) që shënoi gol të çmendur nga gjuajtja e lirë.
Tashmë Algjeria në finale do përballen me Senegalin, ndërsa Nigeria luan ndaj Tunizisë për vendin e tretë. /Lajmi.net/
https://twitter.com/SanPenguinYo/status/1150508974594088960
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...