Tifozët e Arsenali nuk janë ndierë mirë gjatë muajve të fundit, por duket që Alexis Sanchez ka ende ndjenja për klubin.
Sulmuesi kilian është parë duke ecur rrugës me një kapelë të Arsenalit dhe një bluzë me emrin e bashkëlojtarit të tij te gjiganti anglez, Granit Xhakës, transmeton portali arbresh.info.
Sanchezit i është ofruar një marrëveshje me vlerë thuajse 300 mijë funta, por ende nuk e ka nënshkruar atë derisa raportet të ndryshme pretendojnë se sulmuesi ka informuar trajnerin Arsene Wenger rreth dëshirës së tij për transferim në Etihad.
Trajneri i Arsenalit ka hedhur poshtë këto pretendime duke insistuar që ka ende mundësi që Sanchez të nënshkruaj kontratë të re me klubin londinez.
“Askush nuk e di nëse do të jetë viti i fundit i Sanchezit në kontratën e tij sezonin e ardhshëm sepse ai mund të vazhdoj atë para se të fillojë sezoni apo edhe gjatë tij”, ka thënë trajneri francez./arbresh.info

Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...