Alexis Sanchez nuk pëlqehet nga lojtarët e Manchester United për shkak të nivelit të dobët të punës së tij dhe qëndrimit ndryshe.
29-vjeçari finalizoi transferimin e tij të profit të lartë në Old Trafford nga rivali në Premierë Ligë – Arsenali në merkaton e muajit janar, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Sanchez ka shënuar vetëm një gol brenda 10 paraqitjeve dhe nuk ishte pjesë e formacionit startues në fitoren 2 me 0 ndaj Brightonit në çerekfinale të FA Cup.

Bazuar në ‘The Sun’, disa lojtarë të United janë konfrontuar me Sanchez në pjesën e parë gjatë ndeshjes kthyese në Ligë të Kampionëve ku u mposhtën në shtëpi nga Sevilla.
Raporti shton gjithashtu që dështimi i kilianit për tu përshtatur, niveli i punës së tij kur bashkëlojtarët humbin topin dhe mos dëshira e tij për të ruajtur pozitën kur ndonjë bashkëlojtarë është jashtë saj kanë zemëruar të tjerët.
Sipas disa gazetave angleze, e ardhmja e tij do të jetë e ngjashme me atë të Angel Di Marias./arbresh.info/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...