Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez ka qenë i lidhur me transferimin te Real Madridit, megjithëse Manchester City është ende favorit për të nënshkruar me kilianin.
Mediat spanjolle pohojnë se presidenti i klubit në Madird, Florentino Perez, ka vendosur në listën e shkurtër të shënjestrave ish yllin e Barcelonës derisa vazhdon të ketë si qëllim përforcimin e opsioneve të tyre në sulm, transmeton portali arbresh.info.
Shitja e Alvaro Moratas te Chelsea dhe mungesa e Karim Benzemas për shkak të lëndimit kanë vënë në pah mungesën e klubit në deprtamentin ofanziv.
Zhvillimi i Sanchezit thuhet se ka impresionuar Perezin dhe 28-vjeçari mund të rikthehet në Spanjë pasi i ka thënë Arsenalit se dëshiron të largohet për transferim te një klub i madh.
Real Madridi do të jetë në garë me Manchester Cityn për nënshkrimin e reprezentuesit të Kilit pasi Pep Guardiola ishte afër nënshkrimit për 60 milionë funta të Sanchezit në ditën e fundit të merkatos së transferimeve./arbresh.info/
Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Instituc...
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Zhvatje e buxh...
Masakra e Studimës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi bë...
KFOR zhvillon ushtrim me municion të vërtetë në Pejë: U nxit...
Kriza politike dhe zgjedhjet e reja rrisin pasigurinë ekonom...
NATO reagon pas njoftimit për tërheqjen e 5,000 trupave amer...