Manchester United është i përgatitur për ta bërë sulmuesin Alexis Sanchez lojtarin e parë në Premierë Ligë me një pagë javore prej 350.000 funta.
Trajneri Jose Mourinho rrezikon të bëjë këtë lëvizje duke sakrifikuar ofertat gjatë verës për yjet si Antoine Grezmann dhe Gareth Bale, transmeton portali arbresh.info.

Manchester United besohet se ka fituar luftën e ashpër ndaj liderit të Premierë Ligë – Manchester Cityt, për të siguruar shërbimet e lojtarit të Arsenalit. City i ka thënë kilianit se nëse pret deri gjatë verës, ai do të jetë në gjendje të fus në gjep thuajse 70 milionë funta, dyfish më shumë se vlera e vendosur nga Arsenali për shitjen e tij.
Megjithatë, Mourinho është i gatshëm t’i jap Sanchezit një pagë edhe më të madhe vetëm për të siguruar shërbimet e tij këtë janar.
Reprezentuesit e Sanchezit mësohet se janë gjithashtu në dijeni rreth ofertës superiore nga Mourinho./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...