Alexis Sanchez raportohet se ka kërkuar leje për largim nga kampi i Kilit pas spekulimeve rreth të ardhmes së tij në Arsenal.
28-vjeçari është kërkuar për transferim larg nga klubi në Emirates gjatë gjithë verës pas dështimit për të nënshkruar kontratë të re te skuadra londineze, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Arsene Wenger ka bërë të qartë që Sanchez nuk është në shitje, por sulmuesi tani ka hyrë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij, gjë që do të thotë se mund të largohet nga fundi i sezonit.
Këtë mëngjes, raportet pretendonin që Manchester City është i gatshëm të jap Raheem Sterling si dhe të paguaj disa të holla për marrëveshjen me Sanchezin, i cili paraqitjen e tij të parë këtë edicion e bëri në disfatën e së dielës ndaj Liverpoolit.
Bazuar në ‘TV13’, ish ylli i Barcelonës ka kërkuar leje nga skuadra e tij kombëtare për largim për të kryer një biznes që nuk është fare në lidhje me detyrën e tij te kombëtarja.
Sanchez ka shënuar 24 gola dhe ka krijuar 10 asistime brenda 38 paraqitjeve sezonin e kaluar në Premierë Ligë./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës