Alexis Sanchez ka thënë se ka mbetur i impresionuar nga kualiteti i shfaqur nga bashkëlojtari i tij në Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.
Reprezentuesi i Kilit, Sanchez ka shpenzuar tetë javët e fundit në Old Trafford pas transferimit nga Arsenali në një marrëveshje të profilit të lartë gjatë merkatos dimërore, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic ende nuk ka qenë pjesë e United gjatë kohës së 29-vjeçarit në klub, por ai ka arritur të impresionojë Sanchezin edhe jashtë fushës.

“Jam stërvitur për një muaj e gjysmë së bashku me Zlatanin dhe kualiteti i tij është impresiv”, u ka thënë Sanchez gazetarëve. Ne ecim dhe pimë nga një kafe së bashku çdo ditë”
Ibramovic pritet të largohet gjatë verës pas vetëm dy sezoneve në United./arbresh.info/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...