Alexis Sanchez ka pranuar se ka një të ardhme të shkurtër në Manchester United.
Daily Star thotë se sulmuesi dëshiron të largohet nga Manchester United dhe është madje i gatshëm për të pranuar edhe një pagë më të vogël, transmeton portali arbresh.info.
Ai është duke u rikuperuar aktualisht nga lëndimi në gju dhe kjo do të thotë se tashmë Sanchez mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester United
Ndërkohë, Sanchez i ka thënë reprezentuesve të tij se do të dëshironte të gjej një klub të mirë gjatë verës.
Por, ai e di se pak klube dëshirojnë dhe janë në gjendje për të përballuar pagën e tij aktuale dhe atij i duhet të negociojë një marrëveshje të re.
Solskjaeri është i gatshëm për t’i lejuar Sanchezit të largohet derisa raportet sugjerojnë se një marrëveshje në formë huazimi diku tjetër është e mundshme./arbresh.info/
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...