Meqë Erling Haaland po bëhet një transferim më i vështirë për t’u përfunduar, Barcelona nuk po e përjashton veten nga një lëvizje për Robert Lewandowski, megjithëse drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany ka hedhur poshtë spekulimet se Blaugranët kanë një marrëveshje me sulmuesin polak.
Bayern Munich ka përsëritur qëndrimin e tyre se Lewandowski nuk do të shitet në afatin kalimtar të verës, pavarësisht faktit se ish-ylli i Borussia Dortmundit deri më tani ka refuzuar të bie dakord për një zgjatje të kontratës.
Emri i polakut është lidhur me një transferim në Camp Nou gjatë verës, por si duket nuk ka marrëveshje, pasi kjo gjë është mohuar nga drejtori sportiv i Barcelonës, Alemany.
“Ne nuk kemi ndonjë marrëveshje me sulmuesin, ky është spekulim nga shtypi që është shumë i mirë për të mbushur faqet”, ka thënë fillimisht Alemany.
“Nuk është e vërtetë. Nëse do ta dëshironim atë, gjëja e parë që do të bënim do të ishte të flisnim me klubin e tij”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës.
Ndryshe, Barcelona u eliminua gjatë të enjtes nga Eintracht Frankfurt nga Liga e Evropës dhe nevoja për të shtuar sulmues të ri është evidente. /Telegrafi/
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...