Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara është duke menduar rikthimin te ish klubi i tij – FC Barcelona.
Thiago është një produkt nga akademia e shquar ‘La Masia’, që ka prodhuar shumë talent të mëdhenj gjatë viteve, transmeton portali arbresh.info. Ai ishte gjithashtu njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolas para se trajneri aktual i Manchester Cityt të largohej nga ‘Camp Nou’.
Në disfatën tronditëse që Bayerni ia shkaktoi Arsenalit me rezultat të përgjithshëm 10 me 2, Thiago ishte përzgjedhur lojtari i ndeshjes së parë në ‘Allianz Arena’ falë performancës së jashtëzakonshme. Forma e tij e mirë ka tërhequr madje vëmendjen edhe e ish klubeve të tij.
Bazuar në ‘Calciomercato’, Barcelona është e interesuar për të transferuar Thiagon sërish në La Liga. Ai mendohet se është duke konsideruar rikthimin sensacional dhe ribashkimin me vëllain e tij Rafinhan.
Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse transferimi do të realizohet gjatë verës./arbresh.info
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë