
Screenshot
Franco Foda ka marrë një lajm të keq sonte nga Praga, aty ku Sparta Prague po luan ndaj Rakowit, sfidën e tretë në Ligën e Konferencës.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është lënduar në këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Ai u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 24-të, pas lëndimit që pësoi.
Ky padyshim është një lajm jo i mirë për Albionin i cili mund t’i humbasë dy sfidat e nëntorit.
Mbetet të shihet pas ekzaminimeve mjekësore se cili është problemi i tij.
Foda nesër dikur në mëngjes do ta publikojë listën e lojtarëve të ftuar për sfidat vendimtare për kualifikim në Botëror, që Kosova i luan ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Kujtojmë se Albioni ka qenë startues në tri ndeshjet e para në këto kualifikime, derisa sfidën e fundit u inkuadrua nga banka.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...