Raul Albiol ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Chelsean.
Villarreali do të përballet me Chelsean sonte në orën 21:00 në kuadër të Superkupës së Evropës, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi i Villarrealit, Raul Albiol duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, ka shprehur optimizmin e tij por ka vlerësuar lartë skuadrën e Chelseat.
“Është shumë e vështirë të krijosh raste kundër Chelseat, këtë e pamë edhe në finalen kundër Manchester Cityt”, tha ai.
“Kur një skuadër që ka krijuar më shumë se 1000 raste arriti të krijojë aq pak, atëherë kjo tregon sesa të fortë janë ata fizikisht”, tha Albiol.
“Ne duhet të përshtatemi dhe të luajmë një lojë që na konvenon neve dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë”, përfundoi Raul Albiol./Lajmi.net/
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...