Albin Tahiri ka përfunduar në pozitën e 32-të në disiplinën e sllallomit në kampionatin botëror të skitarisë, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.
Kjo është pozita më e mirë ndonjëherë e Tahirit në kampionatin botëror dhe më e mira në histori të skitarisë tonë.
31-vjeçari përfundoi të dyja lëshimet me kohë 2:12.45 minuta, +25.99 nga vendi i parë. Pjesëmarrës në garë ishin 100 garues, ndërsa shumica u diskualifikuan në lëshimin e parë ose të dytë.
Tahiri është shprehur i lumtur me rezultatin, thuhet në një postim në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës në Facebook.
(Foto: Facebook/KOK)
“Jam shumë i lumtur me rezultatin e sotëm, pasi arrita rezultatin më të mirë në histori të skitarisë së Kosovës. Synimi im ishte të hyja në top 30-she, por për pak nuk ia dola. Shpresoj ta kem bërë Kosovën time krenare”, është shprehur Albin Tahiri.
Me sllallomin e sotëm u mbyll edhe kampionati botëror.
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...