Për të lehtësuar sadopak trishtimin e të prekurve nga tragjedia që goditi vendin, Federata hqiptare e Futbollit mendoi për të argëtuar fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues.
Futbollistë e përfaqësueses kuqezi, që militojnë me Partizanin, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi vizituan kampin në Fushë-Krujë, ku dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët.
Bashkë me punonjës të FSHF-së dhe vullnetarë të kapit të ngritur pas tërmetit që goditi vendin, lojtarët kuqezi biseduan me të vegjëlit që kanë kaluar momente të tmerrshme pas tragjedisë, duke i inkurajuar për tiu rikthyer jetës normale. Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët në Fushë Krujë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër