Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho raportohet të ketë rënë dakord për t’iu bashkuar Paris Saint Germainit duke dërguar gjithashtu një alarm për Neymarin.
Braziliani, i cili ka arritur në Liverpool gjatë verës së vitit 2018, ka pasur probleme për tu përshtatur në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info. Mesfushori është përfolur për largim nga klubi ndërkohë që bashkëkombësi i tij – Neymari është përfolur gjithashtu për rikthim te Barcelona.
Gazeta spanjolle Sport pretendon se Neymar ka rënë dakord me kushtet personale me PSG-në dhe agjenti i tij ka rënë dakord me kontratën që do të nënshkruaj lojtari në rast se kalon në Parc des Princes.
PSG duhet të shes njërin nga yjet e tyre për të krijuar hapësirë për brazilianin dhe duket se ky lojtar do të jetë Neymar, i cili dëshiron të rikthehet në Camp Nou në përpjekje për të rikthyer karrierën e tij.
Raporti pretendon gjithashtu se në mënyrë që të realizohet kjo marrëveshje, Barcelona duhet të ofrojë një tjetër lojtarë.
Siç qëndrojnë gjërat, kjo është ideja e vetme./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës