Newcastle i dha fund ecurisë prej tre fitoresh radhazi të Manchester United në Premier League teksa i mposhti “Djajtë e Kuq” me rezultatin 1-0, ku vendimtar ishte goli i Anthony Gordon.
Të besuarit e trajnerit Erik ten Hag nuk bënë lojë të mirë në fushë ndërsa legjenda e Newcastle, Alan Shearer nuk i kursen kritkat për Manchester United.
Ish-sulmuesi shprehet se lojtarët e United janë pa karakter dhe se Newcastle duhej t’iu kishte shënuar më shumë gola.
“Ata e mposhtën në çdo drejtim United, anësorët e tyre ishin shumë më superior se ata të Manchesterit. Livramento dhe Trippier ia dolën shumë mirë ndaj Wan Bissakës dhe Dalot që ndër të tjera nuk patën as ndihmën e Garnachos apo Rashford. Madje, Rashford as nuk u pa fare në fushë.
Dukej sikur nuk kishte interes për ndeshjen dhe kjo ka ndodhur në shumë raste. Newcastle krijoi shumë dhe duhej të kishte shënuar më shumë se një gol. Për mendimin tim, te United ka shumë “vezë të prishura”. Shoh sjellje të keqe nga lojtarët. Karakteri duket në momentet e vështira, pasi aty duhet të punosh dhe të “përveshësh mëngët”, u shpreh Shearer./ss
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...