Mbrojtësi spanjoll Iñigo Martínez është shumë afër që të largohet nga Barcelona.
Sipas gazetarit Matteo Morettto, klubi saudit Al-Nassr ka shprehur interesim të madh për 34-vjeçarin dhe negociatat mes palëve janë duke vazhduar, shkruan Arbresh.info.
Martínez mund të bëhet përforcimi i radhës i skuadrës së Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite. Al-Nassr këtë sezon po tenton të shpallet kampion i Arabisë Saudite, ku më parë ka transferuar edhe Joao Felixin.
Martinez u transferua në verën e vitit 2023 tek Barcelona, dhe është shndërruar në mbrojtësin kyç të skuadrës. Edicionin e fundit ai ka fituar La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës me katalanasit.
Ish-lojtari i Bilbaos ka një kontratë që e mban të lidhur me Barcelonën deri në verën e vitit 2026./Arbresh.info
Exclusiva. Iñigo Martínez está cerca de dejar el Barcelona.
El Al-Nassr Football Club está muy interesado en él. Negociación entre las partes. pic.twitter.com/0T9RSEMkpW
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) August 7, 2025
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...