Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca duke diskutuar për disa tema që janë duke u përfolur rreth klubit të tij.
Padyshim që një prej çështjeve kryesore që lidhen me klubin francez është e ardhmja e sulmuesit brazilian, Neymar.
Derisa PSG ‘blindoi’ Kylian Mbappen me kontratën e re, ekzistojnë paqartësi lidhur me 30-vjeçarin, i cili lidhet me klube të ndryshme, së fundmi me Juventusin.
A është Neymari pjesë e projektit të ri? – ishte pyetja e Marca drejtuar presidnetit të kampionit të Ligue 1.
“Nuk mund të flasim për këto çështje në media, disa do të vijnë dhe disa do të largohen, mirëpo këto janë biseda private”, është përgjigjur Al Khelaifi.
Deklarata e tij pritet t’i nxitë akoma më shumë spekulimet në lidhje me largimin eventual të brazilianit nga Parc des Princes. /arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X