Problemet nuk kanë fund për Nasser Al-Khelaifin. Presidenti i Paris Saint Germain, që po mundohet të administrojë çështjen “Neymar”, është gjobitur nga një gjykatë në Egjipt me 18 milionë euro.
Sipas asaj që publikohet te “Le Parisien”, Al-Khelaifi, i cili në të njëjtën kohë është edhe president i rrjetit televiziv “BeinSports” akuzohet se ka thyer ligjin e konkurrencës në vendin afrikan.
Sipas gjykatës, kompania “BeinSports” i detyroi klientët e platformës satelitore “Nilesat” të ndërrojnë atë me një operator nga Katari, i cili ka të drejtën e transmetimit të programeve të kanaleve të rrjetit “BeinSports”.
Vlen të theksohet se më 30 janar, e njëjta gjykatë gjobiti këtë rrjet televiziv dhe presidentin e tij me një gjobë të njëjtë për të njëjtën akuzë, por me fakte të ndryshme.
Kjo gjobë vjen vetëm pak muaj pasi FIFA deklaroi hapjen e hetimeve për presidentin e PSG-së, që akuzohet për korrupsion për të drejtat televizive për Botërorët 2026 dhe 2030. /TCH/
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...