Aktori dhe pedagogu shqiptar, Kastriot Çaushi, i cili është pjesëmarrës i rregullt në studiot e televizionit SuperSport Albania, ka komentuar sot triumfin historik të Sllovenisë ndaj Serbisë në EuroBasket 2017.
Çaushi, i ftuar në emisionin “Zona Gol” të televizionit shqiptar, shprehu pëlqimin e tij për kombëtaren serbe të basketbollit. Tha se gjithmonë ka qenë tifoz i kësaj kombëtareje të basketbollit, por Çaushi deklaroi se i erdhi mirë që në këtë finale triumfoi Sllovenia.
“Kësaj radhe më erdhi mirë që fitoj Sllovenia. Me serbët kam qenë gjithmonë tifoz i basketbollit”, ka thënë Çaushi, derisa është “korrigjuar” nga i ftuari tjetër në studio, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Nevil Dede: “E ke fjalën për kombëtaren e ish-Jugosllavisë!”.
Kastriot Çaushi është pjesë e rregullt e emisioneve analizuese të kanalit sportiv SuperSport Albania.
Kombëtarja serbe e basketbollit u mposhtë në finale të EuroBasketit nga Sllovenia me rezultat 93-85./Insajderi
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri