Akil Gjakova ka mbyllur garimin e tij në Mastersin e Dohas në Katar, duke u renditur i shtati në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti kosovar kaloi me sukses dy raundet e para, për ta arritur çerekfinalen, ku humbi me Ippon nga Zhansay Smagulov.
Edhe pse humbi, Gjakova pati mundësinë të luftonte për medaljen e bronztë, megjithatë u mposht në fazën e parë të repesazhit, po ashtu me Ippon.
Ai kështu u rendit në vendin e shtatë në kategorinë e tij në këtë garë, duke fituar plot 468 pikë olimpike.
Dje, Distria Krasniqi fitoi të artën, kurse Majlinda dhe Nora u stolisën me medalje të bronzta. Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka, e cila e mbyll aventurën e xhudistëve kosovarë në Mastersin e Dohas. /Gazeta Express/
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu