Akil Gjakova nuk ka arritur të fitojë në repesazh ndaj xhudistit nga Azerbajxhani, Rustam Orujov në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Xhudisti nga Kosova ka treguar paraqitje të mira në kategorinë 73 kilogramë.
Akil Gjakova triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale, por pastaj u mposht nga mongolezi, Tsogtbaatar Tsend-Ochir, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Në repesazh, Akili u mposht nga xhudistit nga Azerbajxhani, duke mos arritur të fitojë medaljen e bronztë.

Kujtojmë se pak çaste më parë, motra e tij, Nora arriti të siguronte medalje olimpike, derisa do të luftojë për të artën. /Telegrafi/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...