Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Dita e sotme nuk ka qenë pozitive për xhudistët e Kosovës nga garat e Kampionatit Evropian.
Akil Gjakova është eliminuar nga luftën e dytë, ndërsa Dardan Cena në të parën në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti pejan zhvilloi një luftë të fortë me Mark Hristov të Bullgarisë, por u mposht me ‘ëaza-ari’, ndërsa në luftën e parë mposhti sllovenin Martin Hojak.
Në anën tjetër, Cena u mposht në luftën e parë nga xhudisti Manuel Parlati nga Italia.
Vlen të theksohet se Distria Krasniqi fitoi dje (e enjte) të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Loriana Kuka ndeshet nesër (e shtunë). /Telegrafi/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën