Albian Ajeti, me skuadrën e St. Gallenit, triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Sionit shumë të fortë, në ndeshjen e javës së tretë të elitës së futbollit zviceran.
Ajeti shënoi për fitoren e madhe të St. Gallenit, e cila tregoi paraqitje shumë të mirë. Ajeti u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, duke dhënë maksimumin. Në minutën e 76-zë Aratore kaloi në epërsi vendasit. Ajeti doli i vetmuar dhe pa vështirësi shënoi në minutën e 86-të, duke e thelluar fitore në 2:0.
Gjelbrim Taipi u aktivizua në minutën e 81-të për St. Gallenin, kurse gjashtë minuta më vonë Ajeti u ndëshkua me karton të verdhë. Ermir Lenjani luajti plot 83 minuta për Sionin, skuadër e cila zë vendin e katërt me 6 pikë, dy më shumë se St. Gallen një pozitë më poshtë.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C